Kur tingujt e bukur të violinës ‘sfidohen’ nga zhurma e fortë e matrapikut. Kjo skenë është filmuar mëngjesin e djeshëm në ‘Prestige Resort’.

Teksa pushuesit shijojnë ushqimet e freskëta, nga ana tjetër një matrapik punon pa pushim duke krijuar një zhurmë të llahtarshme.

Ndonëse një violinist tenton që të relaksojë pushuesit, tingujt e saj ‘mbyten’ nga fadromat dhe matrapiku që kanë nisur aksionin e paligjshëm të IKMT-së që prej mëngjesit të së mërkurës në ‘Prestige Resort’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb