Philipp Coutinho ka kryer sot stërvitjen e parë si futbollist i Barcelonës që pas transferimit të tij pak ditë më parë nga Liverpool, ekzaktësisht më 6 janar.
Gjatë testeve mjekësore rezultoi se braziliani 25-vjeçar ishte i dëmtuar në kofshën e këmbës së djathtë dhe për këtë arsye do të vonohej rreth 20 ditë debutimi i tij në fushën e gjelbër me shokët e rinj.
Ndërkohë sot, Coutinho, i cili ka kushtuar 162 mln euro, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për Barcelonën. Ai është parë në qendrën stërvitore “Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi” duke kryer sprinte te lehta në një fushë me rërë.
? The hard work begins for @Phil_Coutinho
? Let’s go!
?? Força Barça! pic.twitter.com/zK3MOHI0Iz— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 12, 2018
(e.k/BalkanWeb)