Liverpool përmbys 4-1 Luton në Anfield dhe merr 3 pikë shumë me vlerë në kampionat. Pa shumë prej yjeve titullarë, The Reds vuajtën shumë në fazën ofensive. Mysafirët nga Luton realizuan në portën e mbrojtur nga Kelleher në minutën e 12-të, me anë të Ogbene. Në të 32-tën, Luiz Diaz provoi të befasonte me një goditje të bukur, por topi përfundoi fare afër shtyllës së majtë.

Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Jurgen Klopp u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Djemtë e Rob Edwards, të pozicionuar mirë në prapavijë, nuk lejonin hapësira. Në të 51-tën, Diaz protagonist, gjuajtja e tij u bllokua.

Goli i barazimit mban firmën e një mbrojtësi. Van Dijk shfrytëzoi në maksimum një asist të Mac’allister, për të mposhtur kështu Kaminskin. Liverpool përmbysi sfidën shumë shpejt, me Gakpo. Për të vulosur një herë e mirë suksesin mendoi Diaz. Në fund pati kohë edhe për Elliott. Liverpool kryeson kampionatin me 60 pikë, 4 pikë më shumë se City ndjekës.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: