Liverpool ka fituar FA CUP. The Reds triumfuan ndaj Chelseat në Wembley (0-0), pas penalltive.

 

Pavarësisht rasteve në pjesën e parë, shifrat mbeten të pazhbllokuara. Pjesa e dytë do ishte tejet interesante, por sërish të dyja skuadrat do kishin vështirësi në sulm, duke bërë që koha e rregullt të përfundojë me rrjeta të paprekura. As shtesa nuk dhuroi asgjë, teksa Liverpool dhe Chelsea iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë.

Nga 11-metërshat më të saktë u treguan të kuqtë e Jurgen Klopp, që gabuan vetëm me Mane, ndërsa nuk falën lojtarë si Milner, Thiago, Firmino, Arnold e Tsimikas.

Tek Blutë e Londrës dështuan lojtarë si Azpilicueta dhe Mount, sakaq perfekt ishin Alonso, James, Barkley, Jorginho dhe Ziyech.

Ky ishte trofeu i tetë i FA Cup për ekipin nga Liverpool.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb