Bo Khan, një sipërmarrës nga Manchester dhe bashkëshortja e tij Karen, kishin shkuar në Londër për të kaluar disa ditë pushimesh.

Të dy po shëtisnin në lagjen elegante të Mayfair, pranë Berkeley Square, kur pranë u janë afruar tre burra, të cilët sa hap e mbyll sytë i kanë hequr nga dora 55-vjeçarit orën e kushtueshme Breguet Tourbillon.

Më pas hajdutët ja kanë mbathur së bashku me orën që kushton 136000 euro. ‘Erdhën nga mbrapa krejt papritur.

Njëri më kapi dorën, më dha një grusht dhe me goditi në tokë, një tjetër më hoqi orën nga dora’, ka thënë Bo Khan për mediat angleze.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e grabitjes së orës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb