Mijëra qytetarë janë bërë bashkë dhe marshuan drejt Kryeministrisë, me thirrje Edi Rama jep dorëheqjen.
Poshtë komunizmi, ju erdhi fundi, janë thirrjet e qytetarëve.
Të rinj, të reja, fëmijë, të moshuar, janë bërë bashkë në këtë protestë dhe në këtë kauzë e cila duket se nuk ndalet, por ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, dhe edhe jashtë kufijve.
