Manchester City ka fituar 0-1 në fushën e Chelseat, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Chukwuemeka i afrohet golit për Blutë e Londrës në fundin e pjesës së parë, por goditja e tij gjen vetëm shtyllën. Në fillimin e pjesës së dytë, edhe “qytetarët” rrezikojnë shumë, madje Ake-n e ndal vetëm shtylla.

Ekipi i Guardiolës do merrte avantazhin në minutën e 63-të me Riad Mahrez. Chelsea do provonte të reagonte, por do e kishte gati të pamundur.
Kështu, ekipi nga Manchesteri është në vendin e dytë me 39 pikë, sakaq të besuarit e Potter renditen në mesin e tabelës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: