Manchester United nuk fal, duke marrë një fitore të thellë në fushën e Everton. Në “Goodison Park”, vendasit u imponuan me shifrat 0-3, ndaj një kundërshtari që zhvilloi një lojë mjaft të mirë. Siparin e golave e hapi një perlë e sulmuesit të talentuar, Garnacho, i cili me një roveshatë fantastike, mposhti Pickford.

Në pjesën e dytë, gjërat u bënë edhe më të thjeshta për ekipin e Ten Haag. Një penallti e shndërruar në gol nga Rashford i dha qetësinë e duhur United, përpara se Martial të thellonte shifrat. Me këtë rezultat, Manchester United afrohet me katër vendet e para dhe gjendet e gjashta. Në krahun tjetër, Everton është e parafundit.

405683879 925319235621273 3179112773642137555 N

Kujtojmë që në orët e drekës është mbajtur edhe takimi tjetër i javës së 13-të të elitës, ku Aston Villa i ka shkaktuar humbjen e radhës Tottenham-it. Kampionati më i ndjekur në botë rikthehet javën tjetër, me ndeshje akoma edhe më interesante.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb