DURRES- Agjentët e Antidrogës në Durrës kanë arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes 5 të rinj, përgjegjës të trafikut të drogës nga një qytet i Shqipërisë në një tjetër. Finalizim ii operacionit të koduar “FLESH” të ngjan me skenën e një filmi aksion, ku agjentët e policisë, të maskuar dhe të armatosur deri në dhëmbë hyjnë brenda ambienteve të një lokali për të arrestuar të rinjtë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1483733218535490/videos/1781299908778818/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Arrestimet në lokal erdhën fill pasi policia ka sekuestruar 70 kg marijuanë e futur në 12 thasë në një dy automjete.

Në pranga kanë rënë :1. Pilo Zanaj 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh; 2. Besian Halka 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë; 3. Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë; 4. Islam Imeraj 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë; 5. Armando Bardhi 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë.

DEKLARATA E POLICISË
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punë së tyre të pandërprërë për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, mbrëmjen e datës 15.11.2016, pas një pune hetimore të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Flash”. Agjentët e Anti-drogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet I Shqipërisë në një tjetër.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.11.2016, rreth orës 20:00, në lagjen Nr.14 Durrës janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.Ë me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit“Marjuanë”, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • rreth70 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë; •automjetet tip Benz dhe BMË, të cilat shërbenin për transportimin e lëndës narktotike; • mjeti shoqërues tip Benz më targa AA 999 HP me drejtues shtetasin Armando Bardhi; •10 aparate telefoni celularë; • karta identiteti dhe pasaporta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: