Dramatike janë momentet në Marok, pas tërmetit shkatërrues prej 6.8 Rihter që tronditi vendin në orët e para të së shtunës dhe ka marrë jetën e rreth 2500 personave. Pasgoditjet janë të përhershme në zonën përreth Marrakeshit, ndërsa ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të lokalizuar të bllokuarit nën rrënoja.

Një video e re e publikuar në internet tregon sekondat e panikut të përjetuar nga të pranishmit në një dasmë në qytetin maroken. Fokusi i aparatit është orkestra, këngëtarja dhe anëtarët e së cilës nisin të vrapojnë… në drejtim të panjohur për të shpëtuar veten, kur ndjejnë tronditjen e fuqishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb