Protestuesit vijojnë marshimin kilometrik në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në disa segmente rrugore. Mijëra njerëz marshuar në rrugët kryesore të kryeqytetit në protestën e dhjetë radhazi.

Pamjet me dron tregojnë një marshim kilometrik që përshkon bulevardet dhe akset kryesore të Tiranës, ndërsa protestuesit kanë mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri teknike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb