FIER ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamje nga drejtoria vendore e Policisë së Fierit, pak pas ngjarjes së rëndë, ku një efektiv policie i dha fund jetës me armën e shërbimit.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije se 46-vjeçari Kastriot Fafaj sapo kishte mbaruar shërbimin, kur kishte ndërmarrë aktin ekstrem. Por, një muaj më parë Fafaj ishte lëvizur nga poziconi i tij si inspektor në zonën e Semanit, që kishte mbajtur prej vitesh dhe ishte emëruar në patrullë, ndërsa dyshohet që mund të jetë një nga motivet e ngjarjes.


Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit kishte mbi 20 vite në radhët e policisë, ndërsa ishte i martuar dhe baba i dy djemve. Aktualisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia po vijon hetimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: