Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të kërkuar nëndetësen Titan që zbriti drejt rrënojave të Titanikut dhe u zhduk nga radarët.

Kundëradmirali John Moger – i cili drejton misionin e Rojës Bregdetare – tha për CBS News se ky është një operacion tepër kompleks dhe se ka objekte metalike në ujë dhe përreth zonës.

Në të njëjtën kohë, një video mbresëlënëse tregon thellësinë në të cilën ndodhet rrënoja e Titanikut dhe nëndetësja Titan që tentoi t’I afrohej, gjurmët e së cilës mungojnë që nga e diela.

Shikoni se ku ndodhet Titaniku në 3.31 të videos

Videoja, e krijuar nga kompania spanjolle animacionit MetaBallStudios, tregon vendndodhjen e mbytjes së Titanikut, si dhe thellësitë maksimale në oqeane, dete dhe liqene të mëdhenj të planetit tonë, duke i krahasuar ato me monumentet ikonë të krijuar nga njeriu.

Në veçanti, videoja krahason thellësinë me Kullën Eifel, Statujën e Lirisë ose ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb