Me këngë patriotike dhe flamuj shqiptarë, të rinjtë kanë vijuar protestën e tyre kundër klasës politike në vend.
Siç shihet edhe në pamjet live të transmetuara nga News24, protestuesit mbajnë flamurin “Autochthonous” dhe këndojnë këngë patriotike, duke përcjellë mesazhet e tyre në rrugë.
Protesta zhvillohet në një klimë pakënaqësie ndaj qeverisë dhe kundërshtimi të dhunës policore të raportuar gjatë tubimeve të ditëve të fundit.
