TIRANA

BalkanWeb sigron momentin kur kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi nxiton të shkojë tek ura për të qëlluar me shishe uji eskortën e Nikos Dendias.

Idrizi për një moment është parë të vrapojë drejt urës teksa i penguar nga policët nuk ka hezituar nga larg të hedhë shishen e ujit.

Duket se protesta e PDIU do vijojë teksa sipas Idrizit deri më tani janë shoqëruar 24 qytetarë nga Policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb