Pas vendimit të GJKKO, që dënoi me 2 vite burg Fredi Beleri, vjen reagimi nga PDIU, ndërsa i kujton Greqisë çështjen e hapur me Shqipërinë, atë të ligjit të luftës.

PDIU pyet se kur do të heqë këtë ligj Greqia, duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Sipas PDIU-së, vendimi për Belerin nuk mund të anatemohet.

REAGIMI I PDIU
Qysh prej ditës së djeshme kur gjykata dha vendimin për shtetasin Fredi Beleri, kanë filluar reagimet mediatike nga shteti fqinj për këtë vendim, i cili duhet t’i rikujtojmë të gjithë opinionit vendas dhe atij të huaj, se është një vendim i cili nuk mundet as të diskutohet e as të anatemohet.
Vendimet e drejtësisë janë të padiskutueshme dhe presioni mbi këto organe e ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi sovran nuk janë aspak të denja për një vend fqinj e anëtar i BE-së.
Njëherazi ftojmë institucionet përgjegjëse dhe prokurorinë e posaçme SPAK që të fillojë hetimet për të zbardhur masakrën e Peshkëpisë, si dhe për thirrjet antishqiptare dhe daljen me flamurin irredentist të Republikës së Vorio – Epirit, i cili prek sovranitetin territorial të vendit e si i tillë është një veprim që bie ndesh me Kushtetutën.
Së fundi, kur do e heqë Greqia ligjin e luftës me Shqipërinë, një vend anëtar i NATO-s ???
Ky është hapi i parë i normalizimit të marrdhënieve mes dy vendeve tona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: