Meksika u përpoq por nuk ia doli të kualifikohej për në fazën tjetër të Botërorit. Pavarësisht fitores 1-2 ndaj Arabisë Saudite dhe barazimit në 4 pikë me Poloninë e vendit të dytë, meksikanët kthehen në shtëpi për çështje golavarazhi.

Ekipi i Renard do rezistonte në pjesën e parë por nuk ishte e thënë të bënte diçka të tillë edhe në pjesën e dytë.Martin bëri të ligjshme festën meksikane në minutën e 47-të, ndërsa pak më vonë, një goditje dënimi perfekte e Chaves shuajti të gjitha shpresat e arabëve për të marrë pikë nga ky takim. Një perlë kjo, e denjë për një nga golat më të bukur të kompeticionit.

Ky rezultati bëri që Arabia Saudite të humbë toruan në fushë, duke mos arritur dot më të dalë te loja e saj. Gjithsesi, në fund goli i nderit i takon Al Dawasarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: