Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kili, ku një burrë ka shpëtuar mrekullisht gjatë përmbytjeve, pasi rrjedha e fuqishme e ujit dhe baltës përmbysi kamionin që ai po drejtonte.

Në përpjekje për të shpëtuar, shoferi u ngjit mbi kamionin dhe më pas arriti të kapet pas një peme, duke shmangur që rrjedha e vrullshme e ujit dhe baltës ta merrte me vete.

Pamjet tregojnë momentet e rrezikshme, ndërsa burri përpiqet të mbijetojë mes ujërave të furishme. Ai arriti të largohej nga kamioni i përmbysur dhe të gjente mbështetje te pema, në një situatë që mund t’i kishte kushtuar jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb