Presidenti Ilir Meta duket i pashqetësuar nga vendimi që mund të marrë Gjykata Kushtetuese.

“BalkanWeb” sjell një video, ku Kreu i Shtetit shfaqet në një darkë, duke kënduar e festuar. Siç shihet në video, Meta mban në dorë gotën e verës dhe bën “gëzuar”, ndërsa ka veshur bluzën e skuadrës së tij të zemrës “Celtic”.

Në krah të Presidentit Meta janë ish-këshilltari i Merkelit, Martin Henze, dhe ish-deputeti britanik, Philip Boswell, si dhe djali i Presidentit. Kjo është hera e parë që Meta shfaqet me të birin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: