U luajtën mbrëmjen e sotme, ndeshjet e xhiros së tretë në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Juventusi doli triumfues nga super sfida e mbrëmjes, ku një gol i Dybalës në pjesën e parë, mjaftoi për të marrë 3 pikë ndaj Mançester Junajtid.

Në përgjithësi, ekipi i Alegrit dominoi sfidën duke tentuar më shumë, por pritjet e De Geas bënë që rezultati të mbetej 0-1.

Në takimet e tjera, Mançester Siti fitoi pastër, me shifrat 0-3 ndaj Shaktar Donjetsk. Silva realizoi një dopietë, ndërsa goli i tretë u shënua nga Laporte.

Po me këtë rezultat fitoi edhe Roma në shtëpi, ndaj CSKA Moskës, falë dopietës së Xhekos, dhe rrjetës së turkut Çengiz Under. Lopetegui gjen pak qetësi tek Reali, teksa mundi Viktoria Plzen, me shifrat 2-1. Më poshtë, rezultatet e plota të mbrëmjes së sotme.

REZULTATET

Ajaks-Benfika 1-0

(Mazraui 93′)

Roma-CSKA Moskë 3-0

(Xheko 30′, 43′, Under 47′)

Hofenhajm-Lion 3-3

(Kramariç 33′, 47′, Joelinton 92′ / Traore 27′, Ndombele 59′, Depai 67′)

Real Madrid-Plzen 2-1

(Benzema 11′, Marselo 56′ / Hroshovski 79′)

Shaktar Donjetsk-Mançester Siti 0-3

(Silva 30′, 71′, Laporte 35′)

Mançester Junajtid-Juventus 0-1

(Dybala 17′)

Goditja e Ronaldos

Capture

Panoramasport

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb