Modelja Kelly Klein eci topless përgjatë një prej rrugëve kryesore dhe më të mbushur me njerëz në Kesington të Londrës. Nga mesi e lart ajo ishte e lyer me bojë jeshile që ngjasonte si bluzë.

Artistja Sarah Ashleigh shpenzoi 2 orë duke lyer modelen para se të bënin eksperimentin në rrugë. Pas modeles qëndronte një person me kamera i cili do të vëzhgonte se sa njerëz do ta vinin re që Kelly ishte topless. Në më pak se 10 minuta, të paktën 19 kalimtarë u filmuar duke parë të habitur vajzën.

“Në fillim të duket sikur me të vërtetë je e veshur, por kur sheh reagimet e njerëzve aty e di që je pa rroba,” tha Kelly.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: