Emocione të veçanta në stadiumin olimpik të Helsinkit, pak çaste para nisjes së sfidës mes Finlandës dhe Shqipërisë.
Në stadium është ekzekutuar himni kombëtar shqiptar, ndërsa tifozët kuqezi janë ngritur në këmbë dhe kanë shoqëruar momentin me flamujt shqiptarë. Qindra mbështetës shqiptarë kanë krijuar një atmosferë të veçantë në tribunat e stadiumit, duke i dhënë ngjyrat kuqezi transfertës së kombëtares.
