Një moment epik u regjistrua në minutën e 92-të të sfidës, Milan-Specia, ku protagonist u bë gjyqtari Serra, që me vendimin e tij të nxituar, i “dogji” golin e fitores kuqezinjve të Piolit. Milani humbi ndaj Specias 1-2 në “San Siro”, ku polemikat nuk munguan aspak nga ana e kuqezinjve.

Teksa Milani po sulmonte, një nga futbollistët e Specias, shkaktoi faull në hyrje të zonës ndaj Rebiç, gjyqtari në këto moment, nuk lejoi avantazhin, duke i fryrë bilbilit, teksa topi shkoi te Mesias, që e shndërroi në gol, por goli nuk vlejti pasi gjyqtari e kishte dhënë vendimin e tij për faull jashtë zonës. Ky vendim tërboi futbollistët e Milanit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rebiç & CO e rrethuan menjëherë Serrën, teksa ky i fundit e kuptoi gabimin, duke kërkuar ndjesë, por vendimi ishte marrë dhe nuk mund të kthehej pas dhe Milani doli i humbur nga kjo sfidë. Një vendim që lë shumë vend për interpretim, aq më tepër nga reagimi i arbitrit pasi anuloi golin. Në video shihet edhe Rebiç, teksa e përqafon gjyqtarin, duke i vendosur duart në fytyrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: