Një grua u vra kur u godit nga rrufeja në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi. Fatkeqja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë në një pjesë të sekondës kur u godit nga rrufeja. Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm. Gruaja

34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare me pamjet që tregojnë një rrufe të madhe që e godet atë. Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan. Një tjetër pushues bie në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për të ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike. Shikoni momentin kur gruaja goditet nga rrufeja

Román ishte duke vizituar Boquilla Beach në Kolumbi me anëtarët e tjerë të familjes. Froilanis ka lënë pas një djalë dhe një vajzë. Ajo gjithashtu kishte kompaninë e saj të veshjeve në Instagram.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat që dikush të goditet nga rrufeja janë një në një milion, megjithatë gati 90% e viktimave mbijetojnë. Në Kolumbi, vdekjet nga rrufetë për shkak të kushteve të motit janë të shumta.

Sipas Universitetit Industrial të Santanderit, numri i lartë i maleve dhe fushave të hapura në vend e bëjnë rajonin të prirur ndaj shkarkimet elektrike. Universiteti tha: “Kolumbia është rajoni me aktivitetin më të rrufeshëm në botë, gjë që rrit numrin e vdekjeve dhe të lëndimeve për shkak të këtij fenomeni, veçanërisht në zonat rurale”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: