Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, ka lënë ambientet e GJKKO, duke mos preferuar të flasë para dhjetëra gazetarëve të cilët i kanë drejtuar disa pyetje në lidhje me akuzat e SPAK.

Kujtojmë që ndaj Ajola Xoxës, GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë, nga ‘arrest me burg’, në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa iu bllokua pasaporta.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë nisi në orën 08:30 dhe u mbyll në orën 22:00 të mbrëmjes së 12 shkurtit.  Në vendim thuhet  se personi nën hetim Ajola Xoxa do të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Gjithashtu ajo nuk lejohet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani i cili qëndroi për më shumë se 2 orë në dhomë këshillimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb