Video nga momenti kur një helikopter me katër pasagjerë u rrëzua në një liqen në Brazil është tronditëse. Përplasja, në të cilën vdiq një nga katër personat në bordin e helikopterit, ndodhi në Brazilin jugor pak pas ngritjes së mjetit fluturues.

Helikopteri ishte ngritur nga një platformë në zonën e Kapitolios, me destinacion qytetin e Piumit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë helikopterin duke dalë jashtë kontrollit dhe duke u përplasur në liqen.

Përplasja vrau 44-vjeçarin Vanilton Alves, i cili ishte ftuar në fluturim nga piloti i helikopterit, Lucas Chavez, i cili mbijetoi. Trupi i 44-vjeçarit fatkeq u gjet i lidhur në sedilje katër orë pas rrëzimit të helikopterit.

Dy pasagjerët e tjerë të helikopterit ishin 22-vjeçarja Julia Mendonza dhe bashkëshorti i saj 27-vjeçar, Leonardo Silva, ku ky i fundit pësoi dëmtime më të rënda në shtyllën kurrizore.

Sipas një peshkatari që ndihmoi në shpëtimin e tre prej pasagjerëve të helikopterit, piloti “po bërtiste nga dhimbja”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç njoftoi Shërbimi i Aviacionit Civil Brazilian, helikopteri ishte një EC 120 B dhe ishte prodhuar në vitin 2009.

Sipas të njëjtit burim, helikopteri i përkiste flotës së kompanisë Âncora MG Participações Societárias LTDA dhe kishte një licencë fluturimi që i skadonte në tetor 2024, por nuk mund të përdorej si taksi ajrore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb