TIRANE- Policia e Shtetit ka publikuar sot videon nga momenti i kontrollin në banesën e Sali Lushajt, babait të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit pasi dje publikoi një video në rrjetet sociale ku gjuante me armë ‘Shotgun’ në ajër. Ndërkohë, burime nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se janë njoftuar të gjitha pikat kufitare në rast se këngëtari tenton të lërë Shqipërinë.

Gjithashtu në kërkim është shpallur dhe shoku i tij me inicialet E.L 21 vjeç, i cili ishte prezent gjatë kohës që Stresi qëllonte në ajër me armë. Ndërkohë masa janë marrë edhe ndaj të atit të Stresit, Sali Lushaj 61 vjec, dhe po punohet për heqjen e armës së gjahut tip “Shotgun”. Burime nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Lushajt u gjet dhe një armë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:

–A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
–E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Është bërë skuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
• Një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun”

• Një automjeti tip “Audi”
Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive” dhe “Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 280, 274 e 25 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: