I rikthyer te Atletico Madrid gjatë kësaj vere, Alvaro Morata i ka dhënë një dorë ekipit të El Cholo Simeones për të marrë triumfin në ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Getafes 0-3.

Sulmuesi spanjoll “tundi rrjetën” në minutën e 15-të, pas assistit të Joax Felix. Morata gjeti edhe golin e dytë në minutën e 60-të, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së Los Colchoneros.Antonio Griezzman realizoi të 3-tin, në të 75-tën.

Në takimin e radhës, Atletico Madrid do sfidojë Villareal. Në krahun tjetër, Getafe luan në transfertë me Gironën.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: