Pamjet që shihni tregojnë momentin e djegies së makinës sot në Llogara. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet se flakët po fiken nga shërbimi i zjarrfikëses.

Ndërkohë nga mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. nuk ka ngelur asgjë, pasi ai është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, pa pësuar lëndime. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb