Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të diel një pjesë të mirë të Shqipëriës. Ashtu siç ishte parashikuar, moti me reshje ka pushtuar edhe qytetin dhe rrethinat e Fierit.

Deri tani nuk raportohet për dëme, ndërsa shiu vijon, siç shihet dhe në pamjet që gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb”. Momentalisht situata paraqitet normale, ndërkohë që në qytet nuk paraqiten akse të bllokuar, si pasojë e reshjeve.

Situata është nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa më të frikësuar ndjehen fermerët që kultivojnë prodhimet e tyre në sera, pasi në situata të tilla, më parë, ka pasur edhe dëme në sera. Reshjet shoqërohen edhe me rrufe dhe bubullima. Një pjesë të mirë të qytetarëve këto reshje mes korrikut i kanë gjetur të papërgatitur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb