Ernest Muçi ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Trabzonsporit në përballjen ndaj Rizesporit, duke dhënë dy asistime vendimtare në kampionatin turk.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka treguar cilësitë e tij në fazën ofensive, duke kontribuar drejtpërdrejt në rikthimin e skuadrës së tij në lojë.

Fillimisht, Muçi shërbeu për Kabasakalin, i cili ngushtoi diferencën, ndërsa pak minuta më vonë asistoi edhe për Simsirin, duke ndihmuar kështu Trabzonsporin.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb