Kukësi u mund 1-2 në shtëpi nga Partizani, në sfidën e sotme. Tifozët verilindorët kanë qenë tejet të indinjuar me këtë rezultat dhe kanë shprehur zemërimin e tyre në të njëjtën mënyrë që e bënë edhe në ditën e inaugurimit. Lojtari i 12-të u fut sërish në fushë, duke krijuar një kaos tërësisht të panevojshëm.

 

 

 

Tifozët filluan duke hedhur shishe në drejtim të futbollistëve të Partizanit, çka shkaktoi panik te kryeqytetasit. Ekipi i kuq nuk u fut për disa çaste në dhomat e zhveshjes, pa u qetësuar gjithçka.

Situata të tilla tregojnë edhe një herë se pavarësisht zhvillimit, futbolli shqiptar nuk ka përparuar shumë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb