Një pus nafte është përfshirë nga flakët, mbrëmjen e kaluar, në zonën e Dukasit, në Patos.

Gazetari Ervis Kuçi sjell pamje nga zjarri në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse.

Siç raporton gazetari, pusi i shpërthyer në flakë në lagjen Dukas, ishte pozicionuar në mes të shtëpive të banimit, duke i rrezikuar ato.

Por, falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur fikja e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: