TIRANE– Imazhi dhe popullariteti i Saimir Tahirit nuk ka rënë, me gjithë akuzat për trafik droge dhe korrupsion që rëndojnë ndaj tij.

Edhe pse sot Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm, ka ende të rinj që e shohin si një figurë pozitive, me të cilin ‘ia vjen’ të bësh edhe një foto.

Shfaqja e sotme e ish-ministrit në publik nuk mund të ikte pa vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, ku një grup të rinjsh i kanë kërkuar ish-ministrit të bëjnë një foto me të. pavarësisht se vendosej ‘fati’ i tij, Tahiri u shfaq mjaft i qetë, ndërsa nuk nguroi as të buzëqeshte, sikur të ishte një ditë krejt e zakonshme. Gazetari Klajdi Bodlli sjell për ‘BalkanWeb’ pamjet nga lëvizjet e Tahirit.
Tahiri foto me te rinjte

Tahiri 1 ok

Tahiri 2 ok

Tahiri 3 ok
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb