Nuk dëshironte të rikthehej më në Francë por Neymar është i detyruar të vijojë stërvitjen me PSG, të paktën për momentin, deri sa Barcelona të gjej paratë dhe formulën e duhur për ta rikthyer në “Camp Nou”. Transferimi i Neymar në Barcelonë është jo pak i ndërlikuar, këtë fakt ia ka shprehur personalisht bashkëkombësit të tij drejtori sportiv i PSG. Sipas “L’Equipe”: Leonardo ka zhvilluar një takim për afro 3 orë me Neymar, temë diskutimi ka qenë pikërisht kalimi i sulmuesit te Barça.

Leonardo i ka bërë dhe një herë të qartë futbollistit brazilian se nuk ka ndërmend ta pengoj por fillimisht Barcelona duhet të paguaj shumë që PSG kërkon, pikërisht këtu është problemi kryesor. Katalunjasit po hasin vështirësi ekonomike në këto momente pasi kanë shpenzuar jo pak por afro 200 mln euro duke afruar në skuadër dy lojtarë, De Jong dhe Griezmann. Nëse nuk shesin disa lojtarë nga grupi aktual, Barça e ka të pamundur të investoj mbi 200 milion euro për të transferuar Neymar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Takimi Leonardo-Neymar ka zënë faqet e para dhe në mediat spanjolle të cilat flasin për një takim të ftohtë dhe pa rezultat. Pas 3 orësh bisedim kokë më kokë me drejtorin sportiv të klubit, Neymar ka zbritur në palestër ku ka zhvilluar stërvitje të diferencuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: