Epoka e trajnerit Marselo Bielsa te Uruguaji ka nisur me fitore. Në debutimin e tij si trajner te kjo kombëtare, përfaqësuesja ka bindur me lojë dhe rezultat, duke mposhtu 4-1 Nicaraguan, në miqësoren e luajtur në Estadio Centenario (Montevideo).
Sulmuesi Matias Arezo hapi siparin e golave në minutën e tetë, ndërsa dyfishoi shfrat brenda pjesës së parë Zalazar.
Në pjesën e dytë emrin në listën e golashënuesve e shënoi edhe Rodriguez. Zalazar “tundi rrjetën” përsëri në minutën e 82-të, sakaq goli i nderit për kundërshtarët erdhi nga Coronel.
(BalkanWeb)
