Federata Peruane e Futbollit (FPF) ka nënshkruar zyrtarisht me trajnerin Jorge Fossati. Uruguaiani do të marrë përsipër  drejtimin e skuadrës, pikërisht në këtë fundviti.

71-vjeçari ka drejtuar më parë Uruguajin, vendin e tij të lindjes. Në krye të kësaj kombëtarja, ai qëndro ëpër 23 ndeshje,  me ekipin që mori 1.35 pikë për ndeshje.  Përvoja e tij e fundit si trajner ishte me skuadrën e Universitario de Deportes, në Peru.  Më parë, “timonieri” ka udhëhequr River Plate, Penarol, Colon, LDU Quito, Al Alhi dhe Al Ain.

Fossati gjen kombëtaren e Perusë në një formë të dobët, pasi në kualifikueset e Botërorit gjendet në vendin e fundit, me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: