Policia jep detaje për pakon e dyshimtë që alarmoi Vlorën këtë mbrëmje. Policia thekson se pakoja është vendosur në një lulishte, ndërsa priten forcat xheniere për të çaktivizuar lëndën plasëse.

Nga ana tjetër, gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihet një makinë, së cilës dyshohet se i është vendosur tritoli, si dhe një furgon që ndodhet pranë saj. Gjithashtu, gazetari raporton se policia ka bllokuar të gjitha lëvizjet pranë zonës.

Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb