Ndeshja e Superligës mes Bylisit dhe Tiranës e luajtur në Rrogozhinë përfundoi 2-2, por pati mjaft polemika.

Gjithçka lidhet me penalltinë e akorduar në favor të ballshiotëve, 11-metërsh ky që bëri që sfida të mbyllej në barazim. Në minutën e 74-të, Behiratche ndërhyn ndaj Kaçorrit dhe për kryesorin Kridens Meta ishte penallti.

Për të shuar dyshimet u nevojit konfirmimi i VAR, i cili mori disa minuta kohë. Gjithsesi, edhe në fund të sfidës pakënaqësia ishte e madhe e bardhebluve sa i takon këtij episodi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: