Momente tensioni kanë mbërthyer për disa minuta banorët e Elbasanit, ku një burrë tentoi të hidhej nga lartësia. Ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit. Personi në fjalë, pasi kishte hipur në Rrapin e Bezistanit, kërcënonte se do të hidhej prej aty.

Kaq mjaftoi që qytetarët të njoftonin policinë, ndërsa kjo e fundit sinjalizoi edhe zjarrfikësen. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e RENEA-s, të cilat bënë të mundur që ta zbresin burrin nga pema, ndërkohë që ky i fundit thërriste me zë të lartë; “O Enver, o Hitler”.

BalkanWeb ka siguruar pamje nga vendngjarja, që nga momenti kur personi qëndron në pemë dhe ndërhyhet për shpëtimin e tij, deri tek futja e tij në makinën e policisë. Ka dyshime se personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk dihet, vuan nga depresioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb