Aksidenti i ndodhur para ditësh në Sukth tronditi mbarë opinionin publik. Si pasojë e përplasjes së dy makinave kokë më kokë, humbi jetën Dashnor Deliallisi, personi që po udhëtonte me shpejtësi në kah të kundërt dhe tre vajza që ishin nisur drejt Greqisë.
Në redaksinë Jetaoshqef.al ka mbërritur një video me pamje pak minuta para aksidentit.

Në video duket automjeti tip ‘Benz’ i Dashnor Deliallisi, i cili lëviz kundravajtje me shpejtësi të madhe. Vetëm pak minuta më pas ndodhi përplasja kokë më kokë me Benzin ku udhëtonin tre vajzat, që rezultoi fatale për të katër të rinjtë.

 (er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb