SHKODRA

Gazetari Senad Nikshiqi siguron për BalkanWeb pamje nga vendngjarja në Shkodër ku u plagosën dy vëllezërit Doçaj.

Nga video duket se vëllezëri udhëtonin me një Audi gri pa targa. Autorët i janë afruar mjetit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.

Marjan dhe Hoten Doçaj u plagosën nga plumbat, por ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia e Shkodrës po punon për kapjen e autorëve.

Prita vëllezërve i është bërë në fshatin Bardhaj, por në një kryqëzim dhe zonë të ndriçuar nga shtyllat e rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb