Një pamje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të Pukës, në zonën e urës së Karatit, ku janë shfaqur dy arinj.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga zona, dy kafshët ndodhen pranë rrugës. Shfaqja e arinjve në këtë zonë është një fenomen i rrallë, duke e bërë situatën edhe më të veçantë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)


Pamjet kanë tërhequr interes, ndërsa prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara rikthen vëmendjen te nevoja për kujdes dhe shmangien e afrimit me to.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: