Partizani ka mposhtur 4-1 Kastriotin në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të. Tedi Cara nuhat golin dhe arrin të dërgojë në festë tifozërinë e kuqe. Goli i dytë nuk do vononte shumë, goditje fantastike e Matondos nga distanca.

Krutanët do ngushtonin shifrat me Mihanan, në të 44-tën. Ekipi i Colellas do përmbyllte fraksionin në mënyrën më të mirë të mundshme, me golin e Remzi Selmanit.

Partizani menaxhoi në mënyrë fantastike rezultatin në pjesën e dytë, për të marrë kështu një triumf që e çon në kuotën e 44 pikëve, në vendin e parë (Po aq sa Tirana). Goli i Mba në të 79-tën ishte qershia mbi tortë, në një pasdite fantastike për të kuqtë.

Në krahun tjetër, komplikohet mbijetesa për Kastriotin, pasi mban vendin e fundit me 24 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: