TIRANË

Ashtu siç po qëndrojnë të ngujuar studentët e fakulteti i Juridikut në Tiranë, e njëjta situatë raportohet edhe tek Ekonomiku.

“BalkanWeb” ka mësuar se më shumë se 30 studentë po qëndrojnë brenda godinës që nga mbrëmja e ditës së djeshme.

Ata kanë të njëjtat kërkesa ashtu si bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa kanë theksuar se do të vijojnë të qëndrojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“BalkanWeb” ka mësuar detaje të reja  edhe nga ambientet e brendshëm tek Ekonomiku, ku prej aty studentët kërkojnë plotësimin e kushteve. Gazetarja Dorjana Bezat tha se një numër i konsiderueshëm studentësh janë mbledhur tek salla 101 e leksioneve në këtë fakultet dhe temë e diskutimi është se si do të organizohet qëndresa e tyre.

Sipas saj, situata paraqitet krejtësisht tjetër tek Ekonomiku pasi aty studentët janë ndarë në dy grupe dhe disa kanë marrë pjesë në leksione dhe seminare.

“Situata paraqitet ndryshe tek Ekonomiku, një pjesë  e studentëve janë në mësim dhe një pjesë po diskutojnë për vijimin e protestës. Një pjesë e studentëve janë në leksione dhe një pjesë tjetër kanë bllokuar. Ka shumë studentë, të cilat po plotësojnë dokumentet për bursat e tarifat”, shtoi gazetarja.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: