TIRANË

Partia Demokratike ka denoncuar një skandal në Urgjencën e Tiranës. Pasi deputeti demokrat Bardh Spahia ka nxjerrë video për të faktuar se pacientët shtrohen në shtretër me pleshta, në ambient me lagështirë dhe të amortizuar, PD thotë se pacientët transportohen në autoambulanca pa oksigjen dhe pa maska të përshtatura për fëmijë ose të rritur.

Në video infermieri i urgjencës denoncon se, në Spitalin Nënë Tereza përveç kushteve skandaloze në të cilat shteti nuk vë dorë, mungojnë shumë ilaçe të urgjencës mes tyre edhe ilaçi primar kundër sulmeve në zemër, trinitrina.

“Në QSUT nuk ka ilaçe, mungojnë shumë. Autoambulanca nuk funksionon. Mungon oksigjeni, ilaçet e ndihmës së parë”, thotë infermieri i turnit.

Deputeti Spahia thotë se rrëfimi i infermierit është kurajoz, edhe pas dy vërejtjeve e kërcënimeve për largim nga puna.
“Për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandaloze, vazhdon të flasë me shpresën se diçka do ndryshojë e se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë çdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë”, thotë Spahia.
Ai rikujton se kryeministri vazhdon të mashtrojë shqiptarët me reklama bajate të gjoja investimeve në shëndetësi. Ndërsa e vërteta rrëfehet nga vetë punonjësit e shëndetësisë që është krejt e kundërta e asaj që thotë Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb