BRITANI E MADHE – Kjo është quajtur penalltia më e çmendur në historinë e futbollit. Penallti të çuditshme keni parë çdo ditë por kjo që ka bërë ky futbollist para se ta gjuante ka habitur të gjithë.

Penalltia e gjuajtur nga Lee Trundle , gjatë një ndeshje bamirësie mes legjendave të skuadrës së Uellsit, Swansea, ka lënë gojë hapur portierin. Ai ka bërë sikur po lidhte këpucët dhe kur ka gjuajtur penalltinë e ka kapur në befasi portierin.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb