Një makinë është djegur gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rrugën ‘Jordan Misja’. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Fiat’ ishte parkuar, ndërsa në rrethana ende të paqarta u përfshi nga flakët.

Pas sinjalizimit, zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po hetohet rreth shkaqeve të ngjarjes.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe dëmet e shkaktuar nga zjarri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: