Interi zhgënjeu mbrëmë, teksa barazoi 2-2 me Monzën. Në minutën e 92-të, pak sekonda para golit të barazimit të vendasve, Lukaku në përpjekje për të vonuar lojën, përpiqet që të kontrollojë një top shumë afër rivënies anësore por nuk ia del. Në “gafën” e sulmuesit belg, tifozët janë fokusuar tek reagimi i Dzekos në stol, i zëvendësuar për t’i lënë vend Lukakut.

Boshnjaku, siç shihet edhe nga pamjet, ka shpërthyer në të qeshura. Duhet nënvizuar se nga ky gabim i Lukakut nisi kundërsulmi që çoi në barazimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: