KORÇË

Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë së bashku me disa efektivë në këtë situatë të vështirë me koronavirusin kanë ndihmuar një çift të moshuarish me disa pako ushqimesh.

Çifti i të moshuarve banojnë në një fshat të largët dhe kanë në familje edhe një vajzë të sëmurë me sindromë.

Policët kanë vendosur që të konribuojnë individualisht për të blerë pako ushqimesh që kapën vlerën totale prej 10 mijë lekësh të reja për t’i ndihmuar.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA
Korçë – Punonjësit e Komisariatit të Policisë Korçë surprizojnë dy të moshuar me një fëmijë të sëmurë, duke u çuar në banesë një paketë ushqimore të konsiderueshme.

Shefi i Komisariatit të Policisë së Korçës dhe disa efektivë kanë blerë me kontributin e tyre, disa pako me ushqime në masën 10.000 lekë (të reja) dhe kanë shkuar në familjen e çiftit të moshuar, që banon në një fshat të largët, bashkë me të bijën e sëmurë me sindromë.

Punonjësit e Policisë u kanë dhuruar ushqimet e blera dhe u kanë premtuar ndihmë, për çdo nevojë që do të kenë.

Dy të moshuarit kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën në ushqime dhe kujdesin e treguar.

Durim, bashkë do ia dalim!

#POLICIAPRANËJUSH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb